Lady Gaga ka nisur lidhje të re.
Lady Gaga u fotografua duke u puthur me të dashurin e ri, Dan Horton, teksa po drekonin bashkë, shkruan People, transmeton lajmi.net.
Gati gjashtë muaj pasi u nda nga Christian Carino, Lady Gaga u fotografua duke u puthur me Daniel Horton gjatë drekës në Los Angeles.
Këngëtares duket se po i ecën mirë lidhja e re pas ndarjes nga i fejuari Christian Carino në fillim të këtij viti.
Të dielën, 33 vjeçarja u fotografua duke u puthur me Dan Horton, 37 vjeç derisa po drekonin në një restaurant.
Në një foto, Gaga është parë duke qëndruar në këmbë pranë të dashurit, i cili qëndronte ulur, ndërsa ajo përkulet dhe i dhuron një puthje.