Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi tha se kanë diskutuar për afatet kushtetuese në qoftëse mbahen zgjedhje.
Tutje ajo tha se për ndonjë datë të caktuar nuk u diskutua, raporton KosovaPress.
“Nuk mund të diskutohet për datë, pa u shterur të gjitha mundësitë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme ne gjithmonë kemi opsione”, tha ajo.