Fjalë Kyçe

Deputeti i AAK-së dëshiron koalicion parazgjedhor me LDK-në e PSD-në

Deputeti i AAK-së dëshiron koalicion parazgjedhor me LDK-në e PSD-në

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka shprehur dëshirën e tij personale, që partia ku ai bën pjesë të bëjë koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe PSD-në.

Ai Në fakt, ka thënë se “po të pyetej ai, koalicionet parazgjedhore do të ndaloheshin me ligj”, por vetë ka thënë se “kjo as është e mundur e as nuk ndodh”.

“Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve parazgjedhore! Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme! Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD”, ka thënë Nitaj.

“Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi”, ka shtuar më tej ai, në prononcimin që e ka shprehur në profilin e tij në Facebook.