Fjalë Kyçe

Dua Lipa arrin në Kosovë, pamje nga aeroporti “Adem Jashari”

Dua Lipa arrin në Kosovë, pamje nga aeroporti “Adem Jashari”

Dua Lipa ka arritur në Kosovë.

Dua Lipa ka arritur në Prishtinë, kjo vizitë e këngëtares bëhet për të qenë e pranishme në festivalin “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kosovare me famë botërore në Kosovë po shoqërohet nga i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid.

Tashmë janë publikuar pamje nga arritja e këngëtares në aeroportin “Adem Jashari”, ku dukej shumë e lumtur që gjendet sërish në vendlindje.

Dua duket se do të shijojë performancat e artistëve që këndojnë gjatë tre ditëve në “Sunny Hill”, por nuk përjashtohet mundësia që të performojë ndonjë nga hitet e saj.

Kujtojmë se “Sunny Hill Festival” mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në ambientet e parkut të Gërmisë.