I pyetur nga Klan Kosova nëse Isa Mustafa do të kandidojë sërish për të parin e kësaj partie, Veliu ka thënë se nesër do të kuptohet nëse ai do të kandidojë apo jo.

Kujtojmë se sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK, takim ky që ka zgjatur tre orë.