Melinda Ademi është një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, në veçanti për ‘thumbat’ e lëshuar ndaj këngëtareve tjera të reja të estradës.
Këngëtarja përveç për projektet e saj, përflitet edhe për format e saj perfekte trupore.Së fundmi ajo ka marrë vëmendjen në rrjete sociale, me një video të publikuar, ku shfaqet e veshur në bikini ngjyrë të bardha ndërsa ka ekspozuar më shumë nga trupi i saj.
Melinda Ademi po tregohet mjaft aktive me koncerte në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa ‘Drama’ do të titullohet projekti i saj i ri, ndërsa ai i fundit është para një muaji, kënga me titull “Pika Pika”.