Drenica dhe Trepça ’89 po vazhdojnë përgatitjet në Durrës para se të nis stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat e Kosovës janë ndeshur sot edhe në një miqësore të zhvilluar.
Drenica e ka mposhtur Trepcën’89 me rezultat 3:1, me golat e realizuar nga Hysen Tahiri, Diar Mustafa e Qemail Elshani, ndërsa golin e vetëm për mitrovicasit e shënoi Ardian Muja.