Fjalë Kyçe

‘Dhunimi i Demokracisë’ – A do t’i përsëritet skenari i fundit Vjosa Osmanit për kryetare të LDK-së

‘Dhunimi i Demokracisë’ – A do t’i përsëritet skenari i fundit Vjosa Osmanit për kryetare të LDK-së

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedhë kryetarin e saj të partisë, shkruan GazetaAlo.

Kandidatë për këtë pozitë përfliten të jenë Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu e Vjosa e Osmani.

Kjo e fundit kishte kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara të vitit 2015. Kryetar atëherë ishte zgjedhur Isa Mustafa ndërsa Osmani kishte dalur e revoltuar në një deklaratë për media, ku kishte thënë se nuk  ishte lejuar të kandidonte për një pozitë të tillë.

“Sapo mu mohua e drejta për të kandiduar për kryetare të LDK-së dhe fatkeqësisht kjo gjë u bë me aklamacion” kishte thënë Osmani në vitin 2015.

Tutje Osmani këtë proces e kishte quajtur si dhunim të demokracisë që sipas saj, ishte shembulli më i keq që mund t’i ndodhte partisë.

Përkrahja për Vjosa Osmanin është e dukshme nga anëtarët e LDK-së ndërsa se a do të kandidojë ajo apo zgjedhja e kryetarit te LDK-së do të bëhet me konsensus mbetet të shihet sot në orën 10:00./GazetaAlo/