Fjalë Kyçe

Mustafa: Procesi zgjedhor ishte demokratik

Mustafa: Procesi zgjedhor ishte demokratik

Pas rizgjedhjes së tij si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka dal në një konferencë për media ku tregoi për procesin zgjedhor të LDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse u akuzua nga bashkëpartiakët e tij se procesi zgjedhor ishte zhvilluar si në kohë të komunizmit, Mustafa u shpreh se gjithçka ishte demokratike.

“Ky ka qenë një proces demokratikë dhe secili ka pas të drejtë të kandidojë dhe ky ka qenë njëri prej proceseve më demokratike”, ka thënë Mustafa.

Tutje Mustafa ka thënë se do ta pasurojë kuadrin e moshës brenda partisë.

“Demokracia është pak me e rëndë se në subjektet tjera, duhet të përgaditemi më shumë, të dëgjojmë shumë kërkesa, vërejtje, unë vlerësojë se ky proces ka qenë që të forcohet sa më shumë LDK-ja, ta pasurojmë edhe në kuadër të moshës dhe besoj që LDK të qëndrojë e para jo vetëm si parti por edhe ne procese të rëndësishme politike”, ka thënë Mustafa.

Ndër tjera Mustafa ka shtuar se i ka bërë thirrje partive politike që të angazhohen për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen.

“Unë i ka bërë thirrjet edhe të gjitha partive që të matim focën një nga një e në fazën e dytë të shikojmë dhe të bëhmei bashkë. Ky ka qenë një proces demokratikë dhe secili ka pas të drejtë të kandidojë dhe ky ka qenë njëri prej proceseve më demokratike”, ka thënë Musatafa.

Isa Mustafa është zgjedhur për herë të tretë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).