Fjalë Kyçe

Veseli në darkë te Sami Lushtaku

Veseli në darkë te Sami Lushtaku

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe njëri ndër figurat më të rëndësishme të partisë së tij, Sami Lushtaku, duket se e kanë lënë prapa një përplasje të javëve më parë. Pasi e kishte kërcënuar se do ta largonte nga PDK’ja, Veseli e Lushtaku janë bërë bashkë – për të ngrënë mish e për të pirë.

Gazeta Express ka siguruar fotografi ku Veseli shihet duke masakruar qengja në Drenicë te Lushtaku. I pranishëm në Skenderaj, në ndejën e dy kokave të PDK’së, ndër të tjerë, ishte edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Përplasja mes Veselit e Lushtakut kishte ndodhur pasi kreu i partisë kishte vendosur t’i largonte të gjithë anëtarët me aktakuzë nga postet zyrtare shtetërore. Lushtaku kishte reaguar ashpër, duke deklaruar se “nuk ka bir nëne që më largon nga PDK”.