Majlina Zeka pas shumë viteve lidhje me Majkun, sjelli jetë një djalë, të cilin e rrit e vetme pasi ka shumë kohë që janë ndarë me babain e tij.
Modelja e njohur me qindra herë ka dëshmuar shembullin e një nënë të pamposhtur, të palëkundshme dhe mbi të gjitha shumë të kujdesshme.
Në çdo moment gjendet afër tij, duke iu përkushtuar kokë e këmbë vetëm atij, në mënyrë që të mos iu mungojë të paktën dashuria e nënës.
Krahas kësaj, ajo gjen kohë edhe për veten. Edhe po, pas Roanit është e angazhuar plotësisht që të shfaqet gjithmonë në top formë dhe e palodhshme.
Në fakt, edhe po ia arrin, sepse të qenurit nënë nuk e kanë penguar që të ketë linjat më perfekte, dhe formën e tyre ta mbajë ashtu siç duhet, e këtë më së miri e dëshmon kjo fotografi në vijim.