Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke folur për pagat dhe kërkesat e disa kategorive në vend që ato të rriten, ka përmendur një fakt, që Kosovën e pozicionin mjaftë mirë krahasuar me vendet e rajonit.
“Duhet të flitet për pagën neto, sepse paga bruto në karahazim me Malin e Zi, dallon shumë”, ka thënë Hamza, njofton Klan Kosova.
“Atje paguhen më shumë kontribute, kurse në Kosovë ngarkesat në pagë janë të vogla. Kosova me pagën neto është mbi regjionin pa e llogaritur rritjen që do të ndodhë.
Është më e lartë se në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Bosnjë, më e lartë se e Bullgarisë – vend i BE-së, apo më e lart ose përafërsisht me Rumaninë”, ka pohuar Hamza.
“Nuk them se Kosova s’ka nevojë për përmirësim, por nuk jam i pajtimit që të ngritet niveli i pagave në at nivel kur nuk mund të kryhet pagesat”.
Ministri Hamza ka thënë se profesorët e universitete në Kosovë paguhen me 3 mijë euro rrogë.
Ndër të tjera ka thënë se mjekët kanë qenë më të trajtuarit pabarabartsisht me kategoritë tjera në vend në aspektin e pagave.
“Rritja në të kaluarën nuk ka ndodhur njëjtë për të gjithë. Në fillim të 2011-ës për arsim janë rritur pagat 50%, për mjekësinë 30%, për policinë 40%. Në vitin 2014 rritja ka qenë për të gjithë”.
“4.2% janë rrit pagat në vitin e kaluar. E këtë vit 15% që do të jetë minimumi”.