Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka ironizuar me fjalimin e deputetës së LDK-së, Valentina Bunjaku.
Derisa Bunjaku ka kritikuar qasjen e Qeverisë ndaj grevës së mësimdhënësve, Haradinaj tha se kjo e fundit nuk dinte ta lexonte fjalimin.
“Po e tërheq fjalën, nuk po ia prishi Valentinës sepse e pati një fjalim historik por nuk dike me lexu, s’di kush ia ka shkru”, i tha Haradinaj – Bunjakut./Gazeta Alo/