Zëvendëskryeministri, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim në shtëpinë e tij komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Lorenzo D’ Addario.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka treguar se kanë diskutuar për zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Sot, prita në rezidencën time, Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Majorin italian, Lorenzo D’ Addario. Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in.
Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal./Gazeta Alo/