Greta Koçi ua ka bërë mendjen lëmsh fansave të saj dhe kjo për shkak të raporteve me Genc Prelvukajn, të dashurin e motrës së saj.
Këngëtarja Greta Koçi u është përgjigjur sërish fansave të saj në pyetjet e tyre të shumta e edhe këtë herë e bëri nëpërmjet Instastoryt, shkruan lajmi.net.
Dikush prej tyre e ka pyetur këngëtare se si i ka raportet me Genc Prelvukajn dhe përgjigja e saj ka habitur të gjithë.
“Jemi në krizë momentalisht” ishte përgjigja e Gretës për ndjekësen e cila në njëfar mënyre nënkuptonte se këngëtarja po bën shaka.
Mirëpo nëse i kanë prishur me të vërtetë raportet apo jo mbetet të shihet në ditët në vazhdim.