Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se koalicioni qeverisës i vendit mbetet stabil.
Haliti ka thënë se me taksën ndaj Serbisë mund të kenë humbur disa kompani serbe e disa të tjera në Kosovë, por sipas tij ka biznese që janë pasuruar nga kjo masë.
“Unë nuk e di se çfarë ka fituar Kosova me këtë taksën e famshme që ia kanë vendos Serbisë…”, është shprehur ai në RTV Dukagjini.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot mund të shohim nëpër dyqanet e Kosovës plotë produkte serbe me datë pasi është vendosur taksa.
Haliti ka thënë se subjekti të cilit i takon e ka bërë të qartë se Kosova do të ecë bashkë me Amerikën, përcjell Telegrafi.
“Gjithçka që rrëshqet nga këto linja do t’i kushtojë Kosovës më shumë se PDK-së”.
Haliti ka thënë se duhet kundërshtuar të gjithë ato ide që vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me SHBA-në.