Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 22 vjetorin e rënies së tij.
Pas homazheve, Thaçi ka thënë se të tre heronjtë Zahiri Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmon Hoxha e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
“Sot është një ditë e veçantë, dita e rënies heroike të tre heronjve, të komandantëve të parë të UÇK-së, të njerëzve që e donin lirinë dhe pavarësinë. Ata kishin vizion që të bashkohen i gjithë populli. Sot bëhen nderimet më të larta për komandantët duke treguar gjithmonë respekt institucional”, ka thënë ai.
Presidenca po ashtu gjatë ditës së sotme ka organizuar edhe Akademi Përkujtimore për të nderuar tre ish komandantët e UÇK-së./Gazeta Alo/