Pjesëtarë të FSK-së dhe KFOR-it kanë qëndruar gjatë ditës në qendrën e skijimit në Brezovicë e cila vazhdon të jetë e mbyllur.
Ilir Morina, drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë ka thënë për KTV-në se rezultatet dhe rekomandimet nga inspektimet e ushtarëve të KFOR-it dhe FSK-së do të dalin të premten.
“KFOR-i dhe FSK-ja janë në terren për pastrim të ortekëve, për momentin qendra vazhdon të jetë e mbyllur.” Ka thënë Morina.