Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bën homazhe tek shtatoret e tre heronjve.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajazitit në 22 vjetorin e rënies së tij dhe heronjve Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Ai në rrjetin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar se rënia e tre heronjve ishte paralajmërim i një epoke të re për liri e pavarësi.
“Rënia e tre heronjve të 31 janarit të vitit 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishte paralajmërim i një epoke të re në historinë e përpjekjeve tona të gjata për liri e pavarësi. Ishte paralajmërim i Epokës së UÇK-së, e cila po ngrihej për ta përmbushur ëndrrën tonë të madhe, ëndrrën për Kosovën e lirë dhe të pavarur” ka shkruar Veseli.
Veseli thotë së ne e kemi obligim të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar për të mirën e vendit tonë
“Sot ne kemi obligim ndaj të kaluarës sonë dhe fëmijëve të Kosovës që të mos lejojmë të zë vend në mesin tonë përçarja. Shteti ynë bëhet i fortë vetëm duke qenë të bashkuar në vizionin tonë për të ardhmen” ka shkruar Veseli./Gazeta Alo/