Fjalë Kyçe

Sonte do të bllokohet Qeveria e Kosovës

Sonte do të bllokohet  Qeveria e Kosovës

Shteti nga nesër hyn në ‘shutdown’, pra nuk mund të kryhet asnjë pagesë, përveç borxheve publike. Pagat e sektorit publik kanë dalë sot, ndërsa nga 1 shkurti çdo cent do të jetë i bllokuar. Kjo gjendje mund të zgjasë 24 orë, ose mund t’i vër vulën e kolapsit dhe gjendjes kaotike të krijuar nga grevat dhe mosmarrëveshjet mes liderëve politikë. Vendi do të jetë në bllokadë të plotë, nëse të shtunën nuk votohet buxheti

Për t’i ikur asaj që quhet “mbyllje e qeverisë”, e cila hyn në fuqi që nga nesër, Qeveria e Kosovës është ngutur që t’i paguajë pagat e punëtorëve me datën 31 janar. Ekspertët financiarë, por edhe përfaqësuesit e opozitës, po e paralajmërojnë qeverinë që tash ajo nuk ka të drejtë të shfrytëzojë mjetet financiare, pa u aprovuar buxheti në lexim të dytë.

Koalicioni qeveritar, tash pa Listën Srpska, nuk e ka shumicën e thjeshtë për ta kaluar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019. Mendohej që do t’i kishte, mirëpo Partia Socialdemokrate i ka vënë pesë kushte Qeverisë Haradinaj, në këmbim të 12 votave pro buxhetit.

Sipas nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe të Përgjegjësisë, ndarjet buxhetore të vitit të kaluar mund të zgjatën për një muaj të vitit të ri.

Me vendim të Kuvendit, mund të bëhet zgjatja e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për tre muajt e parë të vitit të ri, por në asnjë mënyrë më shumë se kaq.

Kështu, që nga nesër me datë 1 shkurt s’mund të shpenzohet asnjë cent nga paraja publike.

Ekonomisti Hekuran Murati ka paralajmëruar se nga 1 shkurti Kosova hyn në një fazë që ngjan me “shutdown” amerikan, ku vendi përjeton mbyllje financiare.

Ai ka thënë për Gazetën Express se nuk mund të shpenzohet asgjë deri në hyrjen në fuqi të buxhetit të ri.

“Prej datës 1 shkurt e tutje, Qeveria nuk guxon me e shpenzu asnjë cent të vetëm – rryma, telefoni, furnizimi me material të zyrës, pagat, pensionet, e shumë shërbime e fatura të tjera nuk do të mund të paguhen”, thotë Murati.

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili udhëheq komisionin parlamentar për të Financave, thotë se në një situatë të tillë të mbylljes financiare, Qeveria e humb kontrollin mbi paranë publike.

“Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë të shpenzojë e alokojë mjete financiare nga buxheti për asnjë aktivitet publik. Në një skenar të tillë, Qeveria e humbë të drejtën e kontrollit mbi kuletën e shtetit”, ka thënë Abdixhiku.

Humbja e kontrollit mbi “kuletën e shtetit”, Abdixhiku thotë se duhet ta cojë në shtëpi Qeverinë, që humb aftësinë e marrjes së vendimeve,.

“Ne aspektin moral e politik, një qeveri që nuk ka kontroll financiar mbi kuletën e vet, nuk ka kontroll as mbi shumicën e as mbi vendimmarrjen në vend. Pra e njëjta s’mund te marre vendime, s’mund te udhëheqë me administrate publike, e s’mund te veprojë si shtet. Prandaj ajo është e detyruar të dorehiqet”, thotë deputeti i LDK’së.

Edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, refuzon t’ia votojë qeverisë Haradinaj buxhetin, ndërsa shpresa e vetme që “shut down” të zgjasë vetëm nga 1 deri më 2 shkurt.

Kushtet që PSD i ka vënë Haradinajt përfshijnë cështje të mëdha, të cilat nuk do të mund të definohen deri të shtunën më 2 shkurt, kur është caktuar seanca ku pritet të dalë në votim projektligji.

Partia e Shpend Ahmetit i kishte bashkuar votat e saj me të koalicionit qeveritar kur u votua në parim projektligji për buxhetin.

Pesë kushtet e PSD-së janë: paga të dinjitetshme; Dialogu me Serbinë, shkëputet nga dora e një njeriu; ulja e zëvendës-ministrave në dy për çdo Ministri, nga 4 apo 5 sa janë sot; shkarkimin e Nenad Rikallo dhe funksionalizimi i Bujqësisë.

Duket që këto kushte Qeveria do ta ketë të pamundur të plotësojë brenda dy ditëve sa i kanë mbetur deri në seancën, ani pse zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë për Gazetën Express se do të plotësohen kushtet ashtu siç ka premtuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, në PSD thonë se nuk kanë ndonjë datë se kur do të shkarkohet ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo.

“S’kemi datë për Rikallon. Votohet me 2 shkurt buxheti, nëse shkarkohet Rikallo dhe plotësohen kushtet në afatet e caktuara”, thuhet në një përgjigje të shkruar nga zëdhënsja e PSD-së, Natyra Kuci, dhënë Gazetës Express.

Vetë kryeministri Haradinaj ditë më parë në një intervistë në Syri.net ka thënë se Rikallo tashmë ka kërkuar të lirohet nga detyra ‘për arsye të tjerë’, dhe se PSD-së do t’i plotësohet kjo kërkesë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në fjalën e tij në Kuvend i tha opozitës së nëse nuk e votojnë buxhetin, atëherë nuk do të mund të shkohet as në zgjedhje.

“Nëse vjen situata të shkojmë në zgjedhje pa buxhet të aprovuar, sot po e them që as për organizimin e zgjedhjeve nuk ka pare. Mund të kesh bilanc bankar sa duash, por për t’i ndarë paratë për organizimin e zgjedhjeve pa vendim ose pa ligj, nuk mundesh. Adaj po ju lus që të votohet dhe të ketë mundësi që vendi të vazhdojë me pagesa”, tha ai.

Abdixhiku i LDK-së, që thotë se Qeveria duhet të heq dorë, dhe se situata nuk është siç thotë Hamza, pasi vendi mund të shkojë në zgjedhje.

“Natyrisht se mund të shkohet në zgjedhje. Ne rast të shkuarjes në zgjedhje Kuvendi nxjerrë vendim për shpërndarjen e buxhetit deri ne mars; brenda se cilit vendim parashihet edhe buxheti për KQZ e rezerva shtetërore”, ka thënë deputeti i LDK-