Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se frikësohet as që do ta ketë rastin që ta paraqesë propozimin e vet për atë që ai e quan zgjidhje të çështjes së Kosovës, transmeton Koha. net.
Sepse, ka shtuar ai, nëse Kosova nuk është në gjendje ta suspendojë taksën, si mund të arrijmë te zgjidhjet e vështira për njërën dhe palën e tjetër.
“Unë e di mirë edhe fatin tim kur dhe nëse më jepet rasti që çfarëdo qo do t’i propozoj popullit tim. Nga kjo nuk do të ik, por frikohem se te kjo situatë as nuk do të arrijmë, pasi me taksat po rrënohet çdo kredibilitet bisedimesh si dhe vetë besimi. Dhe nëse nuk jeni në gjendje ta hiqni taksën, për ç’zgjidhje mund të flasim?. Si mund të arrijmë te zgjidhjet shumë më të vështira, jo vetëm për ne, por edhe për të ata?”, citon b92 të ketë thënë sot Vuçiq.
I pyetur t’i komentojë reagimet e opinionit ndaj një deklarate të basketbollistit Nikola Kaliniq se Kosova qe shumë decenie nuk është territor i Serbisë, Vuçiq ka thënë:
“Ne dimë ta dënojmë, por ne s’e kemi guxim të themi se çfarë nuk është e vërtetë nga ajo që ka thënë ai”.