Kryetari i PSD-së, njëherit bashkë kryesues i Ekipit të Dialogut, Shpend Ahmeti ka folur rreth presioneve për taksën në TV Dukagjinit.
Ai ka thënë se është e padrejtë të kërkohet nga kryeministri Ramush Haradinaj të gjejë zgjidhjen për taksën, pasi që të gjithë deshën të marrin lavde për vendosjen e taksës sidomos nga koalicioni qeverisës.
Sipas tij të gjithë duhet të unifikohen për të gjetur zgjidhjen. Ai tha se si PSD kanë propozuar që Serbisë t’i vihen kushte.
“Propozimi jonë edhe si PSD ka qenë një listë të kushteve që të japim që Serbia të plotësojë që ta suspendojmë taksën. Një ka qenë që Vuçiq të merr zotim publik që për 90 ditë të ndaljes së taksës do të ndalet edhe politika për lobimin e çnjohjejeve”, ka treguar Ahmeti.
Sipas tij tregun e Kosovës po e merr falë Serbia derisa kjo ka marrë 50 veprime kundër Kosovës andaj sipas tij nuk duhet të i ipet tregu falas ngase po punojnë kundër shtetësisë.