Një këmbësorë është goditur nga një veturë, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, nga Policia e Kosovës. Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30.
“Kemi marr informacion se aksidenti ka ndodh rreth orës 10:30, të përfshirë ishin një veturë dhe një këmbësorë. Këmbësori ka marr lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.
Ndërsa, me rastin janë duke u marr policia e trafikut rrugor./Gazeta Alo/