Ka kohë që Krusha e Madhe njihet si kryeqyteti bujqësor i Kosovës.
Por, është një sëmundje që po ia rrezikon këtë epitet.
Antraknoza po i dëmton me të madhe perimet e mbjella të cilat si pasojë e prekjes kalben para kohe.
Prania e antraknozës ka bërë që bujqit të lënë shumë ara pa mbjellë, njofton Klan Kosova.
Përveç specave, me këtë sëmundje sipas bujqve janë prekur edhe perime të tjera në atë zonë.