Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, sot në ora 16:30 do të mbaj një konferencë për media ku edhe do të tregon përfundimisht se a do të ndërpritet greva në arsim apo jo.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Alo.
“Media te nderuara, ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 01.02.2019 në ora 15:00, do ta mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues, ndërsa në ora 16:30 do të mbajë koherencë për shtyp. Konferenca mbahet ne Qendrën e Studentëve te zyret e SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj pas takimit të sotëm me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj tha se mësimi në shkolla do të fillojë nga e hëna./Gazeta Alo/