Së fundi, Rita Ora ka arritur marrëveshje me kompaninë italiane të këpucëve të kreatorit, Giuseppe Zanotti.
E sot ajo tregon se ka punuar me kompaninë e veshjeve “Escada” për kampanjën pranverë/verë 2019, shkruan lajmi.net.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të hedhur në Instagram aty ku ndiqet nga hiç më pak se 14 milionë ndjekës.
“Sot eshte dita. E ngazëllyer për të punuar me ESCADA për fushatën pranverë/verë 2019, me të vërtetë mezi po pres të shohë se si zemra udhëton rreth globit për lansimin e fushatës time”, janë fjalët e këngëtares Ora.
Sukseset e artistes shqiptare me famë në rrafshin ndërkombëtar nuk kanë të ndalur.