Fjalë Kyçe

Puseta me thellësi rreth 3 metra e hapur që disa muaj në trotuar

Puseta me thellësi rreth 3 metra e hapur që disa muaj në trotuar

Në trotuarin e rrugës “Ali Vitia” në lagjen “Kalabria” të Prishtinës ka disa muaj që këmbësoret rrezikohen të bien në pusetën e hapur e cila ka thellësi rreth 3 metra.

Qytetarët kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që në mënyrë urgjente të ndërmarr masa, shkruan lajmi.net.

Në puset është vendosur një degë peme për të sinjalizuar qytetarët për rrezikun e mundshëm.

“Urgjentisht kërkojmë që pusetës në fjalë t’i vendoset kapaku sipas standardit të kërkuar”, thuhet në një reagim të banorëve të asaj lagje drejtuar Komunës së Prishtinës. Me këtë rast reagimi është përcjell edhe me një fotografi.