Ylber Hysa është dekretuar për ambasador të Kosovës në Mal të Zi. Sipas asaj që raporton Klan Kosova, ky dekret do të hyjë në fuqi të hënën.
Gjatë ditës së sotme edhe Avni Arifi, shefi i stafit të zyrës së kryeministrit është dekretuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi për ambasador në Emiratet Arabe.
Karriera diplomatike e Hysës ka nisur në vitin 2012, kur ishte emëruar ambasador i shtetit tonë në Maqedoni.
Në periudhën 2004-2007 ka qenë deputet i partisë ORA në Kuvendin e Kosovës, pastaj pjesëtar i Grupit Negociator Kosovar gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë,si dhe koordinator i Qeverisë për Veriun, ndërsa gjatë viteve të 1990-ta ka kontribuar në shoqërinë civile dhe media.
Është autor i librit me ese historiografike “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”.