Lideri i LDK-së, Isa Mustafa akuzon kryeparlamentarin Kadri Veselin për lojërat e tij politike që ndikuan edhe në grevën e mësimëdhënësit, këtë e tha në fazqen e tij zyrtare, Facebook.
“Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit. Ai sot, në rolin e ”Kryeministrit” arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Z. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka”, shkruan Mustafa, transmeton Gazeta Alo.
Mustafa tha se Veseli ishte ai që bëri marrëveshje edhe për grevën e edhe për daljen nga ajo, prandaj mbetet të priten marrëveshje tjera që Veseli mund të bëjë në javët e ardhëshme.
“Nga kjo rezulton se z, Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva. Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit ( speaker -it) në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe të kryeministrit?! Shohim se çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë z. Veseli javën e ardhshme” shtoi Mustafa./Gazeta Alo/