Fjalë Kyçe

Serbia: INTERPOL-i nuk duhet ta pranojë aplikimin e Kosovës

Serbia: INTERPOL-i nuk duhet ta pranojë aplikimin e Kosovës

Ministria e Brendshme e Serbisë nuk është informuar nga selia e Interpolit në Lyon se Kosova ka aplikuar përsëri për anëtarësim, por mbetemi në argumentin se pranimi i Kosovës do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe procedurave të Interpolit, tha ministri serb Nebojsha Stefanoviq.

“Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës padyshim nuk e kuptuan mesazhin e një numri të madh të anëtarëve të INTERPOL-it nga Asambleja e Përgjithshme, më saktësisht se ata nuk duan të politizojnë këtë organizatë policore profesionale dhe të marrin Kosovën në Interpol”, tha Stefanoviq për Tanjug, transmeton lajmi.net.

“Fakti që pothuajse 40 vende kanë shprehur zërat e tyre nuk është e qartë se ata i thanë Kosovës që nuk do të ketë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe rregullave të INTERPOL-it”, tha më tutje ai.

Ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë paraqitjen e argumenteve pse Kosova nuk duhet të jetë pjesë e INTERPOL-it.

Stefanoviq tha se pret të marrë informata zyrtare lidhur me aplikimin e Kosovës brenda afatit ligjor, do të thotë 30 ditët e ardhshme siç parashihet me rregulla.

“Ne me siguri qëndrojmë në argumentin tonë se pritja e Kosovës do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe procedurave të INTERPOL-it”, vazhdoi ai.

Ai ka thënë gjithashtu duke përmendur rezolutën 1244 se Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk mund të aplikojë për anëtarësim.

Stefanoviq e ka quajtur absurditet ligjor rivendosjen e Kosovës në agjendën e INTERPOL-it.
“Serbia dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojnë luftën për të parandaluar pranimin e

Kosovës, për të mbrojtur sovranitetin e vendit tonë, ligjin ndërkombëtar, por edhe një organizatë policore profesionale si INTERPOL-i”, tha Stefanoviq.

Kosova ka tentuar përsëri të anëtarësimin në INTERPOL dhe një letër për këtë është dërguar pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të organizatës policore ndërkombëtare është dërguar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ministri Ekrem Mustafa.