Qeveria e Ramush Haradinajt i është përgjigjur kërkesës së Federica Mogherinit për heqjen e taksës ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, zhvilloi sot bisedë telefonike me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, të cilit i kërkoi që pa humbur kohë të revokohen tarifat ndaj mallrave serbe.
Në lidhje me këtë kërkesë të ripërsëritur të shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, në një përgjigje nga Qeveria e Kosovës, bëhet e ditur që Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tij rreth mos-largimit të taksës.
Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, në një prononcim për KlanKosovën ka thënë se po që se Serbia do ta njihte shtetësinë e Kosovës në mëngjes, tarifa 100% do të hiqej në mesditën e së shtunës.
”Taksa do të hiqej që nesër në mesditë po që se Serbia do ta njihte Kosovën në mëngjes!”, është shprehur Matoshi.