Fjalë Kyçe

Molliqaj pas shkarkimit të Rikallos: Fuqia e PSD-së, po tregohet dita-ditës

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se fal kësaj partie u shkarkuar ministri serb, Nenad Rikallo.

Përmes një postimi nëprofilin e tij në Facebook, Molliqaj ka shkruar se për shkarkimin e ministrit Rikalo u organizuan protesta e mocion në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht këtyre, ai vazhdoi ta mbante postin e ministrit, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, fuqia e Partisë Socialdemokrate po shihet dita ditës.

Postimi i tij i plotë:

Kushti 1: Shkarkohet Rikalo ✅

Për shkarkimin e ministrit Rikalo u organizuan protesta e mocion në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht këtyre, ai vazhdoi ta mbante postin e ministrit.

Falë Partisë Socialdemokrate, Rikalo sot u shkarkua dhe njëkohësisht po pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë, sepse tash e tutje, kjo ministri nuk do të udhëhiqet nga Lista Serbe.

Ata që dikur ishin për shkarkimin e Rikalos, sot nga xhelozia e suksesit të partisë sonë, çuditërisht kanë ndërruar qëndrim dhe po mundohen që këtë shkarkim ta zbehin dhe ta paraqesin si të parëndësishëm. Por dallimi është se ata vajtojnë, ndërsa ne arrijmë rezultate konkrete 😊

Sidoqoftë, fuqia e Partisë Socialdemokrate po shihet dita ditës. Ministria e Bujqësisë duhet të rifunksionalizohet dhe të hetohen të gjitha keqpërdorimet milionëshe. Nuk do të ketë vend në institucionet e Kosovës për njërëzit e dyshuar për krime ndaj shqiptarëve dhe keqpërdorime milionëshe të buxhetit tonë. Urime🌹/Gazeta Alo/