Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk ka arritur që me konsensus të miratojë rendin e ditës për muajin shkurt për shkak të mospajtimeve rreth asaj nëse duhet të vazhdojë edhe më tej praktika e raportimit tremujor në lidhje me raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për misionin e UNMIK-ut në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara kundërshtuan vazhdimin e kësaj praktike, me mbështetjen e pesë vendeve anëtare të BE, ndërsa Rusia u zotua për takime tre mujore si më parë.
Ambasadori i Guinesë Ekuatoriale në OKB, Anatolio Ndong Mba, ka thënë se organi i përbërë prej 15 shtetesh do të vazhdojë të takohet sërish këto ditët e para të shkurtit për të gjetur një konsensus. trasnmeton Klan Kosova.
Shtetet e Bashkuara kundërshtuan vazhdimin e kësaj praktike, me mbështetjen e pesë vendeve anëtare të BE, ndërsa Rusia u zotua për takime tre mujore si më parë.
Në gusht, Këshilli u kryesua nga Britania dhe nuk përfshiu debatin për Kosovën.
Në dhjetor në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kosovës u debatuar për Ushtrinë e Kosovës.