Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat.
Projektligji për pagat në Kuvendin e Kosovës ka marrë 63 vota për dhe 1 abstenim.
Megjithatë jo të gjitha amandamentet në kuadër të ligjit janë votuar nga deputetët e Kuvendit.
Diskutime pati sidomos për pagat në trustin pensional dhe atë në ndërmarrjet publike.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kjo është një fitore e drejtësisë në paga, dhe Ligjin e ka quajtur hap historik të Kosovës.
Po ashtu, Veseli ka thënë se pagat do të rriten për shumicën e punëtorëve në sektorin publik.
Ndërkaq partitë opozitare kanë vlerësuar se ky ligj me mos votimin e amandamenteve të propozuara është masakruar.
Në rend dite është edhe votimi për Buxhetin e Kosovës.