Televizioni Publik prej sot e tutje do të ketë statusin e televizionit shtetëror.
Pagat në këtë institucion do të rregullohen me Ligjin për Pagat sikurse për secilin shërbyes publik.
I vetmi që ka kundërshtuar këtë propozim ishte Memli Krasniqi i PDK’së. E Nait Hasani ka thënë se secili që merr pagë në shtet duhet të rregullohet me Ligj.
“Propozoj që edhe formalisht në Ligjin për RTK’në të shendërrohet ky televizion në shtetëror. Por, dijeni se ky është gabim”, ka thënë Krasniqi.
Televizioni Publik deri më tash i kishte caktuar vetes pagat derisa kishin ndodhur edhe shumë parregullësi e ndarje buxhetore pa mbulesë.
Sidoqoftë, tash me Ligjin për pagat, drejtori i RTK’së do të ketë pagë të definuar sipas ligjit.