Ligji për Pagat është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
I njëjti pritet të hyjë në fuqi tek në tetor të vitit 2019.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një shkrimi në Facebook.
“Kjo Qeveri po thotë se i rriti pagat, por tjetra kur të vjen le t’i bëj pagesat, sepse Ligji nuk hyn në fuqi mënjëherë, shih në foto. Ose thënë ndryshe kur të shkojmë në zgjedhje atyre që ju kanë rritë pagat, rritja u del gjatë fushatës”, ka shkruar ajo.
Bajrami tutje ka thënë se “të gjithë duhet ta dinë se për sa kohë që blehen vota me buxhet të shtetit, kurrë ky shtet nuk ka me përparu”, ka përfunduar ajo.