Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një libër me Hasan Prishtinën para foltores së tij gjatë mbajtjes së seancës për projektligjin për buxhetin.
Libri është i autorit Fahri Buçinca, “Hasan Prishtina ndriçimi i jetës dhe i veprës”, shkruan Insajderi.
Mirëpo si duket ky libër e ka irrituar nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Halitin. Ai e ka larguar atë nga foltorja e Veselit pas largimit të tij.
Seanca është duke vazhduar derisa të votohet projektligji për buxhetin. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë votuar dy projektligje, ai për paga dhe projektligji për dialogun me Serbinë.