Rita Ora ka provokuar ndjekësit me videon e fundit.
Rita Ora po shijon pushimet në Ibiza të Spanjës, nga ku nuk kanë munguar fotografitë atraktive, shkruan lajmi.net.
Ditën e sotme, këngëtarja publikoi një video, në të cilën u shfaq e veshur me bikini të zeza, teksa po e filmonte trupin nga afër.
Ajo kishte veshur një bluzë mbi bikini, por sërish në plan të parë kishte të pasmet.
Kujtojmë se “Ritual” titullohet projekti i fundit i Ritës në duet me Jonas Blue dhe Tieston, ndërsa po punon rreth këngëve të reja.