Një tjetër këngëtar që synon tregun ndërkombëtar, është edhe Kadiri James, shkruan GazetaAlo.
Arlind Kadiri vjen nga qyteti i Rahovecit por jeton dhe vepron në Kanada, dhe së fundmi në Amerikë pritet që me muzikën e tij të prek majat botërore.
Artisti njihet për vokalin dhe stilin e tij të veçantë në muzikë, kjo e dëshmon më së miri edhe kënga e tij e publikuar së fundmi ‘Closer to you’ në zhanrin Pop.
Me pseudonimin Kadiri James, këngëtari shihet mjaft premtues për të arritur edhe në tregun e huaj ku pritet t’i bashkohet emrave të ndryshëm të njohur nga Kosova.
Për më tepër ndiqni këngën e publikuar nga vetë këngëtari./GazetaAlo/
https://www.youtube.com/watch?v=ozAyCF3bm74