Fjalë Kyçe

Latifi: Sllogani i Nismës Socialdemokrate, si në kohën e xhaxhit Enver

Latifi: Sllogani i Nismës Socialdemokrate, si në kohën e xhaxhit Enver

Këshilltari i kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj slloganit të Nismës Socialdemokrate “Ne jemi gati!”.

Ky sllogan, Latifit ia ka kujtuar kohën e diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës.

“Kam shumë miq në Nisma dhe mikut i duhet thënë e vërteta në sy: Ky sllogani i tyre “Ne jemi gati!”, seç po ma kujton kohën e xhaxhit Enver, kur turmat dhe militantët e Partisë së Punës, thërrisnin: Parti, Enver, Ne jemi gati, kurdoherë!””, ka shkruar Latifi në Facebook.