Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari ku më pas ka pasuar edhe përleshja në mes tyre, ku njëri prej grabitësve mbeti i vrarë.
Qytetarët në Shtime me anë të një proteste kërkuan sot lirimin e dy burrave të kësaj familje që po mbahen në ndalim, pasi dyshohet se kanë mbytur me goditje me shkopinj njërin prej grabitësve.
Protestuesit në zyrë i ka pritur kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, ku kërkuan rritje të sigurisë pasi që rastet e vjedhjeve grabitqare sipas tyre janë në rritje.
Protestuesit në zyrë i ka pritur kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, ku kërkuan rritje të sigurisë pasi që rastet e vjedhjeve grabitqare sipas tyre janë në rritje, Klan Kosova.