Fjalë Kyçe

Mjekët dhe infermierët e Kosovës, me pagat më larta në rajon

Mjekët dhe infermierët e Kosovës, me pagat më larta në rajon

Mjekët dhe infermierët kosovarë, me votimin e ligjit të ri, tashmë do të kenë pagat më të larta në rajon në krahasim me kolegët e tyre.

Ata do të paguhen më shumë sesa kolegët në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje.

Me ligjin e ri, mjeku specialist, në Kosovë do të paguhet 1195 euro në muaj.

Kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 556 euro, në Serbi 667 euro, Maqedoni 700 euro dhe në Bosnje 718 euro, përcjell lajmi.net.

Mjekët e përgjithshëm tani në Kosovë do të paguhen 836 euro, shkruan Lajmi.net

Kolegët e tyre në Serbi paguhen 549 euro, në Maqedoni 400 euro, ndërsa në Bosnje 511 euro.

Kryeinfermierët në Kosovë, tani do të marrin paga prej 621 euro, derisa kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 339 euro dhe në Serbi 402 euro.

Pagat më të larta në rajon do t’i kenë edhe infermierët në Kosovë në karahasim me ato të rajonit. Me ligjin e ri, infermierët kosovarë do të paguhen nga 537 euro.

Ndërkohë në  Shqipëri, një infermiere paguhet  308 euro, në Serbi 343 euro, në Maqedoni 297 euro, ndërsa në Bosnje 306 euro.

Kjo është rritja më e madhe e pagave që u është bërë profesionistëve shëndetësorë në Kosovë ndonjëherë.