Një person ka mbetur pa shenja jete pas një shpërthimi në qendrën e Podgoricës.
Sipas gazetave malazeze, shpërthimi ka ndodhur në makinën e tipi ‘Toyouta’ me regjistrim të Cetinës, në rrufën ‘Novak Miloshev’, përcjell lajmi.net.
Policia dyshon se bomba ishte e vendosur në veturë dhe nga forca e detonimit të saj vozitësi ka rënë nga dritarja.
Ende nuk ka të arrestuar ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarve.