Bashkëshortja e Arian Dacit një javë pas humbjes së tij, i ka bërë një dedikim mjaft prekës
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Merita ia ka kushtuar disa fjalë bashkëshortit, tashmë të ndjerë.
Shikojeni postimin e plotë të saj:
“ARI IM
Kurrë se kisha mendu që mundem me shkru këtë shkrim për ty.
Në këto ditë të vështira më kujtohen gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithcka bashkë, e jetuam cdo dite sikur të ishte e fundit.
Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një Engjull për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt.
Por në të gjitha këto vite pjesë e rëndësishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërhiqe deri në përjetësi.
Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin se si duhet te kujdesem për familjen, dhe misionin jo të lehtë për t’i rritur e edukuar Diarin e Deonin që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbushi me forcën e vullnetin më të madh.
Qenka e vërtete thënia se “Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes”
Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time.
Lamtumirë dashuria e jetës.
Të dua”
Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, humbi jetën më 26 janar si pasojë e rënies së një orteku bore në Brezovicë.