Mbetjet e borës akoma vështirësojnë qarkullimin e qytetarëve të Prishtinës.
Bora vazhdon të jetë prezente në trotuaret e parkut të Gërmis kështu duke vështirësuar lëvizjen e lirë të këmbësorëve të cilët detyrohen të ecin në rrugën e asfaltuar, shkruan Gazeta Alo.
Parku i Gërmis në Prishtinë, ende nuk është pastruar nga bora që filloi të bie qysh nga fundi i muajit të dhjetorit.
Pavarësisht fjalëve të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit që kompanitë e pastrimit janë duke punuar me kapacitet të plotë në terren, del se parku i Gërmis mbeti në harresë nga kompanitë e pastrimit./Gazeta Alo/
Këto janë fotot që tregojnë gjendjen: