Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit, për projektin e autostradës së Dukagjinit.
Ministri Lekaj përveç qyteteve të Istogu, Deçanit, Pejës dhe Junikut vazhdon rrugëtimin edhe në qytetin e Rahovecit, shkruan Gazeta Alo.
Ai këto dëgjime me qytetarët do ti mbajë në Sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit në orën 11:30.
Kujtojmë se këto takime kanë qenë me shumë rëndësi për qytetarët të cilët kanë dhënë idetë e tyre dhe kanë mbështet këtë projekt i cili pritet të jetë madhore dhe me shume rëndësi për vendin./Gazeta Alo/