Në Studenicë të Istogut u mbajtën zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë nëndegë.
Atje pati përleshje fizike në mes të anëtarëve të kësaj partie. Me këtë rast tash po merret edhe policia.
Përleshja nisi pas mosmarrëveshjeve në mes të djemve të Sylë Maksutajt dhe atyre të ish-kryetarit të degës Beqir Sadikajt.
Djemtë e këtij të fundit fajësuan Maksutajn për shkarkimin e babait të tyre nga posti i kryetarit të degës në Istog, shkruan Klan Kosova.
Maksutaj thotë se ishin fshatarët që i ndalën që përleshja e së shtunës në mbrëmje të mos merrte përmasa më të mëdha në shkollën e fshatit ‘Hysni Zajmi’.
Për këtë zënkë ata u dërguan në polici.
Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Ai tha se është një i ndaluar në polici për këtë rast.
Sipas tij përleshja në shkollën e fshatit Studenicë ka ndodhur rreth orës 18:30.
https://www.youtube.com/watch?v=OFnLJVaL4jU