Liderja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila i uron një javë të mbarë të gjithëve e në veçanti nxënësve.
Ajo në faqen e saj zyrtare Facebook ka shkruar se nxënësit ishin ata që u maltretuan dhe e pësuan më së shumti si pasoj e kësaj politike, shkruan Gazeta Alo.
“Një javë të mbarë për të gjithë dhe në veçanti mbarësi për shkollarët tanë të cilët për tri javë ishin peng i politikës së keqe të Kosovës.
Fund e krye u malltretuan dhe pësuan si rezultat i secilit vendim të gabuar që u morr në këtë vend në të cilin e pësuan më të vegjlit”-shkruan Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila shpreh keqardhje për vendimet e gabuara të Kuvendit të Kosovës që prej pagave e deri te zyrtarizimi i delegacionit shtetëror e që nuk bëri asgjë përveç se forcoi pozitën e Thaçit për dialog.
“Njëkohësisht, ju kërkoj ndjesë të gjithëve për banalitet dhe vendimet e bastarduara të Kuvendit të Kosovës. Prej abuzimit që u bë me ligjin e pagave e deri tek zyrtarizimi i delegacionit shtetëror për dialogun, i cili nuk bëri asgjë më shumë përveq se forcoi poziten e Thaçit në dialog”, shkruan Kusari-Lila.
Ajo uron që së paku nxënësit të mos humbin besimin në dije, shkollë dhe punë sepse do të bëhet mirë në vend.
“Uroj qē shkollarët të mos e kenë humbur besimin në dije, shkollë dhe punë.
Mbi të gjitha uroj të mbajmë besimin se do të bëhet mirë në Kosovën e lirë”./GazetaAlo/