Fjalë Kyçe

Mund të ketë vonesa në fluturime të aeroplanëve për këtë arsye

Mund të ketë vonesa në fluturime të aeroplanëve për këtë arsye

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON) dhe Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Kontrollit Ajror (SHSPKA) përmes një komunikate për media kanë shprehur shqetësim ndaj miratimit të Ligjit për paga, me ç’rast edhe bëjnë të ditur se nga sot do të ofrojë vetëm shërbimet bazike, e që do të rezultojë me vonesa të fluturimeve.

Këto sindikata theksojnë se ky është vetëm hapi i parë në shenjë proteste i kontrollorëve deri në largimin e nga Ligji i pagave i Agjencisë së Shërbimeve të navigacionit Ajror (ASHNA), i cili është agjencion me të ardhura vetanake dhe që duhet të qëndrojë i pavarur sipas të gjitha praktikave dhe ligjeve të Bashkimit Evropian.

“Marrë parasysh se ASHNA është njëra nga institucionet kyçe të shtetit për ruajtjen e sovranitetit ajror, ashtu siç është FSK për sovranitetin tokësor dhe AKI për sigurinë e gjithëmbarshme, kërkojmë nga të gjitha autoritetet relevante (Presidenca, Kuvendi e Qeveria) të ndërmarrin hapat e duhur për të hequr ASHNA-n nga Ligji për paga ashtu siç është bërë me FSK dhe AKI”, thuhet në komunikatë.