Fjalë Kyçe

Cilat vende janë kundër debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit?

Cilat vende janë kundër debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit?

Vendet perëndimore po vazhdojnë të kundërshtojnë futjen në rend të ditës situatën në Kosovë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që pritet të mbahet më 7 shkurt, transmeton Koha.net.

Siç njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug, SHBA -ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kanë qenë fuqimisht kundër idesë që në rend dite të futet edhe raporti i tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së për situatën në Kosovë.

Duke njoftuar për këtë, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit nuk është miratuar rendi i ditës të cilin çdo muaj e propozon kryesuesi.

“Vështirë se do të mund t’i tubojmë nëntë vota që Kosova të jetë në rend dite sepse aty nuk ka veto”, është ankuar Daçiq.